Veseli: Nuk mund të na shantazhojë Lista Serbe

Aktuale November 12, 2018 - 12:28
Detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kundërshtuar kërcënimet e Listës Serbe me votim të një mocioni eventual mosbesimi ndaj qeverisë.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Veselii cili është kryetar i partnerit më të madh në qeverinë e Kosovës, PDK, tha se qeveria nuk do t’u dorëzohet shantazheve.

Komentet e Veselit erdhën pak ditë pasi Lista Serbe kërcënoi me votim të mosbesimit ndaj qeverisë pas imponimit të taksës doganoe prej 10% ndaj produkteve serbe e boshnjake që hyjnë në territorin e Kosovës.

LEXO EDHE: Opozita nuk e do rrëzimin e Qeverisë me votat e Listës Serbe

“Ky vend e ka vetëm një sovran, e ai është qytetari i Kosovës. Nëse dikush tenton me minimalizu qenien e shtetit tonë, karriga s’na intereson. E bartim vendimarrjën te sovrani. S’mundet askush me na kushtëzu, e shantazhu. Asnjë ditë s’mund ta shtantazhojnë as PDK-në, e besoj as partnerët tanë të koalicionit e kryeministrin Ramush Haradinaj”, tha Kadri Veseli.

Lista Serbe është pjesë e qeverisë së Kosovës me një zëvendës kryeministër dhe tre ministri.