Hoti: Zgjedhjet janë zgjidhje

Aktuale November 12, 2018 - 11:34
Detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e njohjeve dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se do ta ndalin këtë ide e cila sipas tij po nxjerrë proceset nga binarët kushtetues dhe po dëmton çdo raport normal me aleatët.

Tutje, Hoti ka theksuar se zgjedhjet janë zgjidhje.

LEXO EDHE: Thaçi kërkon mbështetje për dialogun

Postimi i plotë: 

Mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve. Për rrjedhojë, procesi i njohjeve ëshë reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh. Kurse për ngecjet në procesin e liberaliziimt të vizave po akuzohet se është Brukseli.

Megjithë këto efekteve të dëmshme, po vazhdohet me propozimin jo normal për ndryshimin e kufirit duke pretenduar normalizimin e marrëdhënjeve me Serbinë.

Ne do të vazhdojmë pa hezitim për ta ndalur këtë ide që po nxjerrë çdo proces nga binarët kushtetues dhe po dëmton çdo raport normal me aleatët tanë. Ne kemi përgjigje që ta bëjmë këtë. Zgjedhjet janë zgjidhje. Ne nuk do të ndalemi, përkundrazi.