Macron fton edhe Pacollin në Paris

Aktuale November 11, 2018 - 11:26
Detajet

Zëvendëskryeministri i vendit njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Francë me ftesë të autoriteteve franceze, në ceremoninë e 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit mes Francës e Gjermanisë e që ka rezultuar me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Thaçi arrin në 'Pallatin Elise', pritet nga Macron

“Me ftesë të autoriteteve më të larta franceze, po marrë pjesë ceremoninë e organizuar me rastin e 100 vjetorit të mbarimit të Luftes së Parë Botërore. Mundësi e mirë për të takuar homologët e mi dhe burrshtetas nga mbi 50 shtete botërore”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”. /ZËRI