Thaçi me mesazh nga Pallati Elise

Aktuale November 11, 2018 - 10:47
Thaçi në Paris

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke qëndruar në Paris me ftesë të presidentit të këtij vendi Emmanuel Macron me rastin e shënimit të 100 vjetorit të shënimit të armëpushimit mes Gjermanisë dhe Francës. Pak më parë presidenti është pritur nga Macron nga pallatin Elise, raporton “zëri.info”.

Me këtë rast Thaçi ka deklaruar që Parisi është qendër e mirëpritjes së liderëve nga tërë bota.

LEXO EDHE: Thaçi arrin në 'Pallatin Elise', pritet nga Macron

“Pallati Elysee në Paris sot është qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota. Shënimi i 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes”, ka shkruar ai.  /ZËRI