Thaçi pas darkës: Mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë

Aktuale November 10, 2018 - 22:44
Lexo detajet!

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris të Francës.

Thaçi është duke qëndruar atje për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

LEXO EDHE: Thaçi takohet me Macron

‘E falënderoj presidentin Makron për pritjen e sotme miqësore. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë.’’ shkruan Thaçi.

Në darkë ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.