VV: Kjo qeveri mund të rrëzohet me votat e Listës Serbe

Aktuale November 10, 2018 - 21:17
Lexo detajet

Nënkryetarja e lëvizjes “Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku në një prononcim për “Zërin”, ka deklaruar që kjo parti në asnjë mënyrë nuk do të bashkëpunoj me Listën Serbe për rrëzimin e qeverisë.

“Kjo qeveri që nga fillimi ka qenë komplet e varur nga Lista Serbe ndërsa konstituimi i kësaj qeverie pikërisht është bërë duke falënderuar Listën Serbe cila është direkt e dirigjuar nga Serbia  Ne si opozitë jemi për zgjedhje. Për sa i përket Listës Serbe ata i kanë veprimet komplet të ndara nga ne. Ne  nuk do të pranojmë asnjë bashkëpunim”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE: VV-ja refuzon rrëzimin e Qeverisë me votat e Listës Serbe

Për nënkryetaren e VV-së Lista Serbe është një fatkeqësi e qeverisë qysh nga formimi dhe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e rrëzimit të qeverisë po nga LS.

“Fatkeqësia e kësaj qeverie është që është themeluar me votat e Listës Serbe dhe tërë kohën kanë qenë të kushtëzuar nga Lista Serbe dhe tashmë që ata janë të koordinuar me Beogradin e jo me neve por sidoqoftë kjo është fati i kësaj qeverie që është themeluar dhe ndoshta edhe do të rrëzohet me votat e Listës Serbe”, ka potencuar ajo. /ZËRI

LEXO EDHE: A do të bashkëpunojë opozita me Listën Serbe për rrëzimin e qeverisë?