Krasniqi: Kosova nuk kushtëzohet nga shantazhet e Listës Serbe

Aktuale November 10, 2018 - 20:43
Lexo detajet

Shefi i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi , në një prononcim për “Zërin”, ka deklaruar që Lista Serbe nuk e përcakton as të tashmen por as të ardhmen e Qeverisë e as të shtetit të Kosovës. Deklaratat e lëshuara nga kjo parti Krasniqi i ka quajtur shantazh.

“Teket e Listës Serbe nuk e përcaktojnë as të tashmen e as të ardhmen e Qeverisë së Kosovës, e aq me pak të shtetit te Kosovës. Vendimet e institucioneve te Republikës së Kosovës nuk do të kushtëzohen nga shantazhet e tyre”, ka deklaruar Krasniqi për “Zërin”.

LEXO EDHE: A do të bashkëpunojë opozita me Listën Serbe për rrëzimin e qeverisë?

Lista Serbe ka hapur mundësinë e bashkëpunimit me partitë e tjera për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, pas rritjes prej 10% të taksës për produktet që hyjnë në Kosovë nga Serbia e Bosnja dhe Hercegovina. /ZËRI