VV paralajmëron protesta kundër Thaçit, s'tregojnë se kur do të ndodhin

Aktuale November 10, 2018 - 13:33
Lexo tjera detaje

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ndalet, protestat dhe demostratat janë të pashmangshme dhe të domosdoshme.

Kjo parti thotë se deputetët në Kuvend kanë presion dhe janë të shantazhuar nga qeveria dhe presidenti, andaj sipas tyre ende nuk është votuar ndonjëra nga rezolutat në Kuvendin e Kosovës.

“Ne do te veprojmë varësisht prej situatës. Nëse Hashim Thaçi nuk ndalet, protestat dhe demostratat janë të pashmangshme dhe të domosdoshme”, tha Albulena Haxhiu.
VV doli në konferencë për media për të folur rreth pakos ligjore për administratën publike. Sipas tyre, qeveria ka tentuar të privilegjojë vetën, deputetet, shkruan kp.

Haxhiu tha se kjo pako ligjore për administratën publike shkel ligjet dhe Kushtetutën.
Ajo tha se Sipas projektligjit përveç pagës së lartë, janë propozuar edhe shtesa për deputetët.

Haxhiu tha se kanë kërkuar ndryshim, ndër të tjera që aty të ketë rritje të koeficientit për gjyqtarët e krimeve të rënda dhe shtesa të posaçme për shërbyesit civil në sektorin e drejtësisë.