Komuna e Prishtinës vendos grila ndaluese afër Qendrës së Studentëve

Aktuale November 10, 2018 - 11:19
Lexo tjera detaje

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka vendosur grila ndaluese në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve.

Si pasojë e aksidenteve të shpeshta, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka vendosur grila ndaluese në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve.

“Edhe këmbësorët, edhe vozitësit, duhet të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve, shpesh janë shkaktuar aksidente si pasojë e kalimit të rrugës në vend të gabuar. Tani kemi vendosur grilat ndaluese, ashtu që këmbësorët ta kalojnë rrugën vetëm ne vendkalimet e dedikuara për ta”, ka bërë të ditur Komuna.