Të rinjtë serbë ftohen t’i vizitojnë kazermat e FSK-së

Aktuale November 09, 2018 - 10:32
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Fatmir Xhelili, u ka bërë thirrje të rinjve serbë të Kosovës që t’i vizitojnë kazermat e FSK-seë për ta parë nga afër punën në këtë forcë mbrojtëse.

Xhelili i cili është anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, tha gjatë një debati me gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga komuniteti serb se të rinjtë e këtij komuniteti janë të mirëseardhur në FSK.

“Nëse keni dëshirë, ne në Kuvend mund ta organizojmë një vizitë për ju që t’i shihni kazermat e FSK-së. Kjo është shumë e thjeshtë”, tha Xhelili.

Debati po mbahet si pjesë e përpjekjeve të deputetëve për t’ua shpjeguar serbëve të Kosovës iniciativën për tri ligjet e reja të cilat ia rrisin kompetencat e FSK-së. /Kallxo.com