Aktuale

Partia për Veprim Demokratik zyrtarisht fituese e zgjedhjeve në Luginë

Partia për Veprim Demokratik zyrtarisht fituese e zgjedhjeve në Luginë
08 nëntor 2018 • 22 : 13

Lexo Detajet

Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit edhe zyrtarisht është fituese në zgjedhjet  për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në këto zgjedhje, partia ka arritur të fitojë 6 mandate.

Këtë e bëri të ditur kandidati që mori më shumë vota në këto zgjedhje, Ragmi Mustafa, i cili mori më shumë se 4700 vota në tre komunat shqiptare.

Ky është postimi i plotë i Mustafës

Të nderuar qytetarë,

Sonte, Komisioni Zgjedhor konfirmoi fitoren tonë bindëse në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Partia për Veprim Demokratik me 6 mandate!

Urime!

Nga nesër fillojmë veprimet për krijimin e qeverisë së re reformatore. Për politika të së ardhmes. Jetësimin e programit tonë parazgjedhor, që u mbështet më së shumti nga populli.

Për flamurin, librin shqip, për bashkim.

Ju faleminderit Luginë.

Vazhdojmë #bashkë.

© zëri.info