Vuçiq: Mos mendoni se do ta sillni ushtrinë në veri të Kosovës

Aktuale November 08, 2018 - 21:22
Lexo Detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur nga Brukseli rreth deklaratave të kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinaj, për dërgimin e ushtrisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai tha se ky veprim është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjen që e NATO-s.

“Ata që mendojnë se do të sjellin ushtrinë e tyre në veri të Kosovës – kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Vuçiq.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka thënë dje se brenda këtij muaji do të behët formimi i ushtrisë së Kosovës. Ai ka treguar edhe disa detaje se si do te duket ushtria e re.

“Ushtria e Kosovës do të duket si ushtri. Ajo do të jetë e tillë si çdo ushtri e botës. Ushtria jonë do t’i këtë tri regjimente; do të thotë janë tri regjimente tokësore, dmth ushtri këmbësore. Njëra do të vendoset në Gjilan, njëra në pjesën jugore dhe njëra do të vendoset kah veriu. I veriut është i treti në radhë. Ushtria jonë do të ketë komandën e gardës. Disa do të jenë aktiv e disa rezervë”, ishte shprehur ai.