Aktuale

Thaçi: Serbia pati diskurs agresiv në takim

Thaçi: Serbia pati diskurs agresiv në takim
08 nëntor 2018 • 20 : 39

Lexo detajet!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi takimin e sotëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur të vështirë, raporton "Zëri.info". 

Thaçi e ka quajtur arrogant diskursin e Vuçiqit. Ka thënë se “mbetet sfidë jo e lehtë e Kosovës që të ballafaqohet me palën serbe”.

Ai ka thënë se duhet që skena politike e Kosovës të bashkohet e të jenë pjesë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vucic derisa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, tha Thaçi. /ZERI
 

© zëri.info