Vuçiq: Shqiptarët duhet t’i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara para 10 vitesh

Aktuale November 08, 2018 - 20:33
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ashpër u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas përfundimit të takimit me presidneitn e Kosovës, Hashim Thaçi.

Vuçiqi ka thënë se “Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet”.

Vuçiqi ka kritikiuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vënë taksë prej 10 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

“Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse nuk janë në gjendje të respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar para 10 vjetësh”, tha Vuçiq.