Haradinaj e pranon: Qeveritë e shteteve të BE-së hezitojnë për vizat e Kosovës

Aktuale November 08, 2018 - 12:22
Lajmet e fundit nga vendi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit të sotëm të Këshillit ministror për Integrim Evropian u pyet edhe për procesin e vizave për Kosovën raporton "Zeri.info".

Haradinaj me këtë rast ka pranuar se Qeveritë e disa shteteve anëtare të BE-së hezitojnë që ta fusin në rend dite çështjen e vizave për Kosovën.

"Ne i kemi kaluar dy momente të rëndësishme për këtë temë, ne kemi kaluar në votim në Parlament, pra tani ka mbet zbatimi i këtij vendimi që duhet të merret në Këshill. Tani po na mungon një vendim që kjo çështje të hyjë në agjendë me arsyetim se nuk është disponimi më i mirë për këtë çështje. Qeveritë e shteteve të BE-së kanë hezitim me e fut në rend dite këtë çështje", theksoi Haradinaj.

LEXO EDHE: BE konfirmon se takimi Thaçi-Vuçiq do të mbahet në orët e pasditës

Tutje ai tha se kjo situatë nuk është e drejt për Kosovën pavarësisht se ende nuk është vendosur përfundimisht për këtë.

 "Është çështje disponimi të këtyre shteteve, megjithatë ka mundësi që të hy në agjendë, nëse kjo ndodh ka mundësi që te votohet pro", tha ai.

Ndërsa Ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se heqjen e vizave nuk e kanë premtuar vetëm liderët shtetëror, por edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

"Kemi insistuar që çështja e vizave të futet ne agjendë dhe insistimi i jonë është që të futet në agjendë. Çdo zyrtar i huaj na ka premtuar që nëse bëhet Demarkacioni me Malin e zi do të bëhen vizat për kosovarët", tha ajo/Zëri