Mediat serbe shkruajnë për takimin e Thaçit dhe Vuçiqit në Paris

Aktuale November 08, 2018 - 09:09
Lajmet e fundit nga vendi

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me udhëheqësit më të fuqishëm në botë në margjinat e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris mund të jetë një hap përpara në zgjidhjen e “nyjes së Kosovës”.

Kështu shkruan gazeta serbe “Blic”.

Siç raporton gazeta  duke iu referuar burimeve diplomatike, takimi i Vuçiqit me Kancelaren gjermane Angela Merkel, inicuar kërkesën e saj, do të mbahet të dielën herët në mëngjes para ceremonisë zyrtare dhe dy zyrtarët do të diskutojnë të gjitha çështjet e rëndësishme – gjendjen në rajon, ekonominë, por një theks i veçantë do të jetë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

LEXO EDHE: Thaçi dhe Vuçiq sot 'projektojnë' marrëveshjen finale

Sipas këtij mediumi serb, Vuçiq  në Paris, ka shumë të ngjarë të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Pas kthesës amerikane në çështjen e Kosovës dhe deklaratave të njerëzve të afërt të Trump për të mos përjashtuar korrigjimet territoriale në Ballkan, presidenti amerikan tani mund t’ia përcjellë personalisht edhe presidentit tonë”, shkruan “Blic”, transmeton Klan Kosova.