'Kërcënimi' i radhës i Haradinajt ndaj Serbisë

Aktuale November 07, 2018 - 18:19
DETAJET

Kryeminstri Ramush Haradinaj i është përgjigjur reagimeve për vendimin e qeverisë së tij rreth sanksionimit të produkteve serbe e boshnjake. Haradinaj thotë se nuk do të ndalët dhe se 10 për qindëshi mund të rritet.

Pritjet e shumë kujt janë se vendimi i Qeverisë Haradinaj për të vënë taksë prej 10 për qind produkteve nga Serbia mund të zgjasë një javë apo një muaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në KlanKosova se nuk do të ketë tërheqje, por në rast se Serbia nuk tërheqet nga qasja që ka ndaj Kosovës, atëherë ai do ta rrisë taksën.

Ndaj taksës së vënë nga Qeveria e Kosovës ka reaguar edhe Bashkimi e Evropian. Zyra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, ka thënë se kërkojnë shpjegime të menjëhershme nga Kosovë, për vendimin e marrë ndaj produkteve nga Serbia e Bosnja.