Pacolli: Për çdo propagandë të Serbisë, prej sot do të ketë një çmim

Aktuale November 06, 2018 - 19:06
Lexo detajet!

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i vendosur masë pre 10 për qind importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme dhe njëherësh zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, shkruan “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Kosova vendos masë tregtare ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjësë

Pacolli përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se prej kohësh i informon institucionet evropiane për sjelljen skandaloze të Serbisë për propagandën dhe lajmet e rreme karshi Kosovës.

LEXO EDHE: BE reagon për sanksionet e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Sipas Pacollit sot ka filluar aplikimi i një qasje proporcionale përmes së cilës Serbia do të kuptojë që për çfarëdo sjellje negative që do ta bëjë për Kosovën, do të ketë një çmim që do ta paguaje.

Postimi i plotë i Pacollit:

Ka kohë që në vazhdimësi i informoj institucionet evropiane për sjelljen skandalozë të Serbisë dhe institucioneve të saj kundër lirive njerëzore dhe atyre ekonomike të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ka kohë që në të gjitha forumet, në të gjitha takimet, vazhdoj ta shtrojë çështjen e sjelljes skandaloze të diplomacisë serbe përkitazi me propagandën dhe lajmet e rreme të regjimit jo demokratik në Serbi.

Ka kohë që në vazhdimësi e përsërisë që kësaj sjellje skandaloze dhe anti-evropiane të Serbisë do t’i vie fundi, dhe se për gjithçka ka një pikë ku durimi prek fundin. Pikërisht sot, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vënien e masave të importit ndaj Serbisë, ka mbaruar durimi.

 Pikërisht sot, ka filluar aplikimi i një qasje proporcionale, dhe nëse është nevoja edhe përshkallëzuese, përmes së cilës Serbia do ta kuptojë që për cilëndo sjellje të saj negative, dëmtuese, dhe cenuese ndaj Kosovës, do të ketë një çmim të cilin do ta paguaj fillimisht ajo. Kjo praktikë vlen për tregti, për ekonomi, për drejtësi, për siguri, do të vlejë edhe për politikë të jashtme dhe diplomaci. Të durosh është forcë, por të veprosh me durim është mençuri. Nga sot fillojnë masa specifike të veprimit me durim. /ZERI