BE reagon për sanksionet e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Aktuale November 06, 2018 - 19:03
Lexo detajet!
Image

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të rris taksën në importe për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina raporton “Zeri.info”.

10 për qind është rritja e taksës për të gjitha produktet që vijnë nga këto shtete duke përjashtuar ato që janë brende ndërkombëtare.

LEXO EDHE: Kosova vendos masë tregtare ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës

Mirëpo për një vendim të tillë ka reaguar ashpër zyra e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, për “Zerin” ka deklaruar që ky veprim është shkelje e obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s.

“BE po kërkon sqarime urgjente në lidhje me vendimin e papritur të sotëm nga qeveria e Kosovës për të imponuar një rritje prej 10% të taksave të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Këto masa janë një shkelje e qartë e obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s. BE pret që Kosova, e cila aktualisht mban kryesimin e CEFTA-s, të përmbushë plotësisht detyrimet e CEFTA-s dhe të revokojë masën”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë "Zerit".

Kocijancic vlerëson se vendimi i qeverisë së Kosovës minon bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë Zonën Ekonomike Rajonale dhe nuk është në përputhje me parimet që mbështesin SAA të BE-së dhe Kosovës. /ZERI