Zeka i reagon Krasniqit, e akuzon rëndë (FOTO)

Aktuale November 06, 2018 - 08:38
Lexo Detajet

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka i ka reaguar Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqit, i cili dje përmes një postimi në Facebook ishte shprehur i penduar që kishte lejuar kandidimin e Zekës për deputet, shkruan zeri.info.

Në një reagim në Facebook, Zeka ka thënë se fjalori i tij i pengon Krasniqit sepse ai e godet hajnin, hipokritin, të pabesin e shkatërrimtarin e shtetit.

LEXO EDHE: Krasniqi i bie pishman: Pendohem që pranova që Milaim Zeka të garojë në Listën e Nismës për deputet

“Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kane pengu veprimet tua, për te cilat do te flas një dite. Ty te pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, te pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm nje pyetje: Çka kam perfitu unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm nje gje?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…”, ka shkruar Zeka./ZERI

Image