Krasniqi i bie pishman: Pendohem që pranova që Milaim Zeka të garojë në Listën e Nismës për deputet

Aktuale November 06, 2018 - 00:04
Lexo Detajet

Situata është tensionuar keq mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA’së, Jakup Krasniqi dhe deputetit nga radhët e po kësaj partie Milaim Zeka, duke e shtyrë Krasniqin që të kërkoj falje para qytetarëve dhe familjeve shqiptare që ka lejuar Zekën të kandidojë si deputet nga radhët e partisë NISMA.

Kjo situatë vie pas deklarimeve të fundit nga deputeti Zeka se ai nuk është anëtar i NISMA-së, por ai kandiduar i pavarur në listën e kësaj partie, madje ky i fundit nuk i ka kursyer akuzat ndaj Krasniqit ku ka thënë se shumë familjarë të Krasniqit po punësohen nëpër ministri ku i zotëron kjo parti.

Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, sot ju ka kërkuar fajle të gjithë qytetarëve dhe familjeve në Kosovë që e ka lejuar Milaim Zekën të kandidojë si deputet nga radhët e NISMA’së.

Tutje Krasniqi ka shkruar se ai nuk ka autorizuar deputetin Zeka të flas në emër të tij për luftën dhe gjërat e tjera që kanë ndodhur në Kosovë, ai e sheh si gabimin më të madh të jetës lejimin e kandidimit të tij si deputeti i NISMA’së.

Postimi i plotë i Krasniqit:

SQARIM: PËR LUFTËN E LAVDISHME TË UÇK-SË

Krejt çka kam pasur të them për luftën e kam thënë në mija faqe të botuara, e kam thënë edhe në Dëshminë në Hagë në rastin Limaj dhe Haradinaj. Opinioni që donë e dinë, i dinë qëndrimet e mija. Gjithçka ishte publike.

Për luftën, për as një ngjarje të saj nuk e kam autorizuar as një njeri të vetëm që të flas në emrin tim. Pra nuk e kam autorizuar as gazetarin Milaim Zeka.

E them me bindje, për asgjë që kam bërë në jetën time politike nuk pendohem. Nuk pendohen se çdo veprim timin politik e kam bërë për kombin e vendin tim. As një veprim, në asnjë kohë nuk e kam bërë kundër ndonjë individi.

Kurrë nuk kam qenë, në as do të jam në shërbim të asnjë njeriu, cilido që të ketë qenë fuqia e tij politike, e sidomos jo pas vitit 1991 e këndej, krejt deri me sot.

Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës.

Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave U KËRKOJ FALJE! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare.

Sinqerisht, qytetarëve të Kosovës, familjeve shqiptare u kërkoj falje prej më të sinqertave!.