Sebastian Kurz sonte në Kosovë, takohet me Thaçin e Haradinajn

Aktuale November 05, 2018 - 08:35
Lajmet e fundit nga vendi

Kancelari austriak, Sebastian Kurz do të vizitojë sot Serbinë ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Tema kryesore e diskutimit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe pranimi në BE, i cili kryesohet nga Austria deri në fund të vitit.

Në Prishtinë, ai do të arrijë të hënën në mbrëmje.

LEXO EDHE: Ashpërsohen me BE-në

Takimet me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj do t’i zhvillojë të martën, shkruan agjencia APA, ndërsa përkrah temave bilaterale do të bisedojë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës

Gjatë qëndrimin në Kosovë, Kurz do të takojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar 417 trupa austriake në kuadër të kësaj force.

Ndër temat që Kurz do të bisedojë me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj është edhe çështja e themelimit të ushtrisë së Kosovës.

Në vizitën e tij ai dëshiron “të inkurajojë përparimin e mëtejshëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”.