Të diplomuar e të papunë: 10 mijë e 572 kosovarë

Aktuale November 04, 2018 - 20:42
Lajmet e fundit nga vendi

Ka 5 vjet prej kur Agim Gashi ka diplomuar, mirëpo nuk po gjen punë në drejtimin e tij

Ishte viti 2013, kur ai mori diplomën në dorë.

Kishte studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, në Fakultetin e Edukimit, në degën e  Prizrenit.

Mirëpo pesë vite pas, Agim Gashit i ka mbetur ajo diploma në sirtar.

Aplikoi në çdo konkurs për drejtimin e tij, e në secilin mori përgjigjie negative. Agimi tregon për T7 se krejt cka i është ofruar atij është intervista e punës.

Ai thotë se qasja në për parti poltike, është zgjidhja e vetme për punësim në Kosovë.

Çdo ankesë e tij deri tani është kthyer mrapsht.

Nuk punon në profesionin për të cilin ka studiuar, por mban një punë për të siguruar jetesën e tij.

Mirëpo, Agimi thotë se do të vazhdojë të aplikojë në secilin konkurs.

Agim Gashi, është vetëm njëri nga personat të cilët kanë diplomë Bachelor, por nuk kanë punë.

Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka treguar për T7 se numri I personave me diplomë Bachelor e të papunësuar është 10 mijë e 572 persona.

Ndërsa numri I të punësuarve të regjistruar në Kosovë, është rreth 95 mijë e 191 persona.

Në Kosovë hapësira pranë ambasadave nuk mbetet pothuajse asnjëherë e zbrazët, nga aplikuesit për të shkuar jashtë vendit.