LDK kërkon zgjedhje të reja edhe nga Zvicra

Aktuale November 04, 2018 - 20:27
Lajmet e fundit nga vendi

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës sot kanë qëndruar në Zvicër ku edhe kanë takuar strukturat e degës së kësaj partie në shtetin helvetik. Me këtë rast, sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se qëllimi i këtij takimi ka qenë informimi për gjendjen politike dhe Institucionale në Kosovë. Ai po ashtu ka falendëruar mërgimtarët për këtë pritje, raporton "zeri.info".

LEXO EDHE: Haradinaj: Mohimi i lëvizjes së lirë , diskriminim për rininë

“Përjetë mirënjohës dhe falënderues mërgimtarëve tonë, për gjithë atë që janë bërë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Falenderim i veçantë për nikoqirët tonë z.Arif Baftiu, Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, z.Enver Aliu dhe z.Lulzim Maliqi, kryetar të Nëndegëve Bern dhe Cyrih, Kryesinë e Degës dhe Nëndegëve tjera Me një mobilizim të përgjithshëm brenda dhe jashtë Kosovës mund ta tejkalojmë këtë gjendje të keqe ne vend, me një proces te ri zgjedhor dhe me fitoren e LDK’së”.”, ka shkruar Beqiri në Facebook. /ZERI