Vuçiq flet për nismën e kongresmenëve: Qëndrimet e SHBA-ve, me rëndësi për Serbinë

Aktuale November 02, 2018 - 20:50
Detajet

Dje, një grup prej tetë kongresmenëve i kanë shkruar një letër të hapur, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo duke i kërkuar mbështetje për Serbinë në kërkimin e një marrëveshje me Kosovën.

Ndërsa sot, presidenti serb, Aleksander Vuçiq nëpërmjet një deklarate është shprehur mirënjohës ndaj grupit të kongresmenëve për nismën e tyre, transmeton lajmi.net

“Falë këtyre njerëzve, por ka edhe grupe të tjera të kongresmenëve nuk është gjithmonë e lehtë. Është e rëndësishme për ne se çfarë thonë Trump, Bolton e Pompeo, njerëz të afërt të Trump-it dhe sigurisht për nismën e kongresmenëve jam shumë mirënjohës”, u shpreh Vuçiq.

Ai këtë deklaratë e ka bërë në Varna të Bullgarisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetari rreth letrës së kongresmenëve amerikanë.

LEXO EDHE: Kongresmenët amerikanë i shkruajnë Pompeos, kjo është kërkesa e tyre për dialogun Serbi – Kosovë

Vuçiq tha se do të takohet sonte ose nesër në Beograd me kongresmenin Ted Poom, i cili është në Beograd dhe shprehu besimin e tij se ai do të ketë mundësinë të “shpjegojë partnerët amerikanë të Serbisë, dëshirën dhe mundësitë dhe çfarë mund të kontribuonte me të vërtetë në për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”.

Vlen të theksohet edhe deklarata e John Bolton para disa javësh i cili u shpreh se Amerika do të jetë gjithmonë e pajtueshme mbrapa çdo marrëveshje bilaterale që siguron paqen dhe stabilitetin në rajon.