Mustafa takon O`Connell

Aktuale November 02, 2018 - 19:48
Detajet

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O`Conell me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në vend, raporton “zëri.info”.

Mustafa ka bërë të ditur që në takim po ashtu është biseduar edhe për dialogun me Serbinë si dhe për rolin që ka LDK-ja në këtë aspekt.

Ky është njoftimi I plotë I tij:

Sot takova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairi O’Connell. Biseduam për situatën aktuale në vendin tonë, në veçanti për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rolin e LDK-së. Ambasadorit O’Conelli iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar si dhe për qëndrimet parimore ndaj procesit të dialogut. Në takim mori pjesë edhe z. Bajram Gecaj. /ZËRI