MPJ tregon të vërtetën e tërheqjes së njohjes nga Republika Domenikane

Aktuale November 02, 2018 - 18:54
Kjo është e vërteta

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vunqi në një prononcim për “Zërin”, ka thënë se deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Republika Domenikane është e pavërtetë, raporton “zëri.info”.

Sipas Vuniqit MPJ nuk ka marrë ende asnjë njoftim zyrtar nga ky shtet për tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës.

LEXO EDHE: Daçiq: Republika Domenikane e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

“Nuk kemi marrë asnjë njoftim nga Republika Dominikane dhe nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo se çfarë ka deklaruar Daciq. Janeë këto klithmat e fundit të Daciqit para Asamblesë Gjenerale të Interpolit”, ka thënë Vuniqi për “Zërin”.

Sipas saj nuk i`a vlen që të merren serioze këto deklaratë nga ana e Daçiq.

“Nuk ia vlen as të merreni më me këto deklarata pasi që deri tani u pa edhe në rastet e mëparshme  se janë të rrejshme dhe propagandë e ndyrë e Serbisë”, ka përfunduar ajo. /zËRI