Tahiri: Ndryshimi i kufijve çon drejt luftërave të reja

Aktuale November 01, 2018 - 16:01
Lexo tutje....

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka deklaruar që ndryshimi i kufijve sjell paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja. Sipas saj pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet edhe nga Kosova, raporton “zëri.info”.

LEXO EDHE: Vuçiq i përgjigjet Veselit: Nuk jam armik i shqiptarëve, por as kundërshtar i lehtë

“Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja”, ka qenë deklarata e saj postuar në profilin zyrtar në “Twitter”. /ZËRI