Haxhiu: Për pozitën më i rëndësishëm Thaçi sesa territori

Aktuale November 01, 2018 - 13:30
Lexo tutje....

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të miratimit të rezolutës kundër korrigjimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “Zëri.info”.

Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar që deputetët e pozitës nuk e mundësuar kuorumin për arsye se më i rëndësishëm për ta është Thaçi se sa mbrojtja e territorit dhe sovranitetit.

LEXO EDHE: Nuk votohet rezoluta e LDK-së, ky është reagimi i Hotit

Postimi i plotë:

Kjo është pika e Rezolutës së propozuar nga opozita

Kuvendi i Republikes së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës jane të pacenueshme. As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës.

Deputetët e PDK, AAK dhe Nisma nuk mundësuan kuorumin ndonëse ishin në sallë pra për ata më i rëndësishëm është Hashim Thaçi sesa mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit.

Këta nuk janë as deputetë dhe as të popullit!

Këta thjesht janë duke u keqpërdorur nga Hashim Thaçi, ky person që po e rrezikon vendin për interesat e tij personale! /ZËRI