Nuk votohet rezoluta e LDK-së, ky është reagimi i Hotit

Aktuale November 01, 2018 - 13:06
Lexo tutje....

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas mos miratimit të rezolutës së iniciuar nga kjo parti kundër korrigjimit kufitar me Serbinë, raporton “zëri.info”.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook”, ka shkruar se pasi që kjo rezolutë nuk kaloi nuk ka pse të diskutohet as për pikat tjera.

LEXO EDHE: Nuk votohet rezoluta kundër korrigjimt të kufijve

Shkrimi i plotë i Hotit:

“Kjo eshte pika e rezolute e riformuluar:

“1. Kuvendi i Republikes se Kosoves rithekson se Kushtetuta e Republikes se Kosoves, sovraniteti shteteror, integriteti territorial dhe karakteri shteteror unitar i Republikes se Kosoves jane te pacenueshme.

As Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves.”

Kjo eshte rezoluta qe nuk u mbeshtet. Per cfare te flasim tjeter nese nuk pajtehemi ne kete pike bazike”.

Theksojmë se Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një veprim i tillë është bërë pasi nuk kanë marrë përkrahjen e pozitës për rezolutën që ia ndalon presidentit Thaçi të diskutojë për kufijtë e Kosovës në Bruksel. /ZËRI