PSD: S’e përkrahim lojën e LDK-së dhe të LVV-së

Aktuale October 29, 2018 - 15:19
Lexo detajet

Deputetja e PSD-së Besa Baftiu ka thënë për “Zërin” se pavarësisht se Kuvendi i Kosovës nuk është duke funksionalizuar normalisht partia e saj nuk do t’i bojkotojë seancat e Kuvendit. Ndërkohë ka theksuar se nuk e përkrahin “lojën” e LDK-së dhe të LVV-së për bojkotim të disa seancave.

“Kuvendi i Kosovës nuk është duke funksionuar. Jeni duke e parë se ne si PSD jemi duke marrë pjesë në seanca, mirëpo Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja disa herë marrin pjesë e disa herë jo. Ne qëndrimin tonë e kemi të qartë, do të marrim pjesë në seanca dhe ne nuk do të bëjmë lojë që herë të vijmë në seancë e herë jo. Ato janë qëndrime politike të tyre, nuk dua të merrem me atë, por besoj që derisa ne nuk i kemi numrat ta rrëzojmë këtë qeveri duhet të punojmë në Kuvend, pasi që për atë jemi zgjedhur nga qytetarët”, ka theksuar Baftiu.

LEXO EDHE: 'PSD-ja po ia zgjat jetën Qeverisë'


Ajo ka thënë që ka mënyra të tjera me të cilat opozita e vendin mund të pamundësojë punën e koalicionit qeverisës.

“Ne si opozitë asnjëherë nuk kemi qenë në numër më të madh, pra ne shumë herë mundemi ta dirigjojmë Qeverinë, qoftë duke mos ua votuar ligjet që ne konsiderojmë se nuk janë të mira, qoftë përmes iniciativave të tjera. Pra, është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e opozitës së bashkuar në Kuvend kundër pozitës deri në momentin që kjo Qeveri shkon në shtëpi”, ka thënë më tutje ajo. /ZERI