Osmani: Vendi në krizë institucionale

Aktuale October 27, 2018 - 19:34
Lexoni lajmet e fundit nga vendi, rajoni dhe bota

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se institucionet kanë mbetur pa legjitimitet dhe vendi është në një krizë institucionale.

Këto komente Osmani i bëri gjatë takimit të kryesisë së LDK-së me strukturat e degës së kësaj partie në Vushtrri. Ajo ka folur edhe për situatën aktuale, aktivitetet e Grupit Parlamentar të LDK-së duke përfshirë edhe mocionin, Ndërsa, ndër të tjerash ka folur për një program politik konkret të LDK’së, ku secili i ri do ta gjente vetveten.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri foli më shumë për qeverisjen lokale, falënderoi të gjithë qytetarët për besimin, duke thënë se qyteti i Vushtrrisë po ndryshon me qeverisjen e LDK-së.

LEXO EDHE: Përplasja e Vetëvendosjes me PSD-në vazhdon të thellohet

Tahiri kërkojë më tepër angazhim dhe organizim për aktivitetet e ardhshme të komunës.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka njoftuar degën për qëndrimet e Kryesisë së LDK-së.

Sipas një komunikate të LDK-së, dialogu, kufijtë shtetëror, Forcat e Armatosura, listat e fryra të veteranëve vazhdojnë të jenë pika kryesore të debateve me të gjitha strukturat.

Beqiri gjithashtu kërkojë një aktivitet të shtuar në terren, biseda direkte me qytetarë dhe propozime konkrete për programin e ardhshëm qeverisës së LDK’së, sepse jo vetëm sondazhet që nxjerrin LDK’në fituese por edhe vota e qytetarit do ta vërtetojë.