Pozita, e shqetësuar për mosarritjen e konsensusit me opozitën

Aktuale October 27, 2018 - 17:45
Lexoni lajmet e fundit nga vendi, rajoni dhe bota

Teksa ka folur rreth mosdakordimit të spektrit politik rreth dialogut në një prononcim për “Zërin”,  deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, ka vlerësuar se vendi ndodhet në një gjendje jashtëzakonisht të keqe.

“Sinqerisht, si deputete jam tepër e shqetësuar me këto qëndrime të subjekteve politike. Nëse ato nuk janë në gjendje që të koordinohen për të dialoguar me një kundërshtar që kemi pasur edhe luftë me të, nuk di se çka mendojnë”, ka deklaruar ajo.

LEXO EDHE: Konsensusi, zgjidhja e vetme

Megjithëkëtë, Hadërgjonaj i ka faturuar poenë pozitivë PDK-së në këtë drejtim. Sipas saj, drejtues të këtij subjekti janë duke u munduar që ta bashkojnë spektrin politik rreth dialogut.

“Vlerësoj shumë politikën që po e bën kryetari i partisë Veseli për ta unifikuar faktorin shqiptar në drejtim të unifikimit të qëndrimeve dhe krijimit të një platforme dialoguese që mbron territorin e shtetit të Kosovës dhe të zgjidhen njëherë e përgjithmonë konfliktet me shtetin serb”, është shprehur ajo. /ZERI