Bie numri i azilkërkuesve kosovarë në shtetet e BE-së

Aktuale October 26, 2018 - 13:55
Lexoni lajmet e fundit nga vendi, rajoni dhe bota

Shpresat për heqjen e vizave pas votimit në institucionet evropiane, po nxisin kosovarët që çdo ditë e më pak të mendojnë për kërkim-azil në vendet e jashtme.

Pas largimit masiv të të rinjve kosovarë nga shteti, numri i personave që ndër vite kanë kërkuar azil në vendet e botës ka rënë dukshëm, shkruan lajmi.net.

Nga ministria e Punëve të Brendshme, për lajmi.net kanë bërë të ditur se numri i azilkërkuesve kosovar në shtetet e BE-së është në rënie.

Viti 2015 shënon rekord sa i përket numrit të azilkërkuesve kosovarë në shtetet e Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE: Shqiptarët përfitojnë numrin më të madh të lejeqëndrimeve në Evropë

Gjatë 2015-ës, 73 mijë e 230 kosovarë kërkuan azil diku në BE.

Image

11 mijë e 970 persona kërkuan azil më 2016, ndërkaq që 7 mijë e 550 kërkesa tjera u regjistrua n më 2017.

E këtë vit, sipas statistikave të EUROSTAT,  për periudhën janar-shtator, azil për herë të parë kanë kërkuar 2530 shtetas të Kosovës.

Theksojmë, se minstria e Integrimit Evropian vazhdimisht ka bërë fushatë kundër migrimit ilegal të kosovarëve në shtetet e BE-së.

Sipas rekomandimeve, një gjë e tillë mund të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave për kosovarë.