'Kosova i ka përmbushur kushtet, padrejtësi po bën BE-ja'

Aktuale October 26, 2018 - 12:13
Ja kush e thotë një gjë të tillë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa, partia e të cilit ka hise të madhe në qeverinë “Haradinaj” në një prononcim për “Zërin”, ka thënë që në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, të cilin e udhëheq ai, janë sjellë një numër i madh i projektligjeve nga ana e Qeverisë.

“Në Komisionin për Legjislacion ka një numër të madh të ligjeve që kanë ardhur, një pjesë e tyre kanë kaluar në dy lexime, ndërsa disa ligje janë në fazën përfundimtare, ku grupet punuese e kanë kryer punën e vet. Një pjesë janë votuar në lexim të parë dhe disa kanë kaluar në procedim për seancë. Konsideroj që Qeveria është duke i realizuar premtimet e veta që i ka pasur”, ka theksuar ai.

LEXO EDHE: Hoti: Haradinajn s’e pyet askush


Ndërsa duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Beqa ka thënë që përderisa Kosova ka përmbushur detyrat e dhëna nga BE-ja do të ishte padrejtësi e madhe nëse nuk do t’i jepeshin vizat këtë vit. “Sa u përket vizave, mendoj që kemi përmbushur objektivat, por kanë qenë disa kushte të parregullta në raport me kushtet që i kanë pasur vendet në rajon, është një padrejtësi e radhës që po u bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. /ZËRI