Thaçi: Në Paris s`ka dialog Kosovë-Serbi

Aktuale October 26, 2018 - 11:06
Lexoni lajmet e fundit nga vendi, rajoni dhe bota

Presidenti i vendit në një prononcim para mediave ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën e paqes në Paris e ku ka deklaruar që nuk do të ketë dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton “zëri.info”

Thaçi ka thënë që pjesëmarrja e Kosovës do të jetë e barabartë me atë të shteteve të tjera.

“Është një nder dhe një kënaqësi e veçantë që shteti i Kosovës është i ftuar në konferencën e Paqes në rastin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, në një ceremoni të nivelit më të lartë botërorë, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve më të fuqishme të botës. Kosova do të merr pjesë në mënyrë të barabartë me të tjerët. Është një mundësi e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës dhe për shtete dhe liderëve që nuk e kanë njohur ende Kosovën”, ka thënë ai, duke shtuar që nuk do ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë në këtë takim “Mund të ju them që atje nuk do të ketë dialog Kosovë-Serbi por do të ketë afirmim të vendit, Kosovës. Pjesëmarrja e presidentit të Serbisë është me ftesën e presidentit francez e jo me atë të Kosovës”, ka potencuar ai, para nisjes së Forumit të Frankofonisë.

LEXO EDHE: Haradinaj sërish kundër Thaçit

Thaçi po ashtu ka thënë që Kosova do të marrë pjesë në çdo takim dhe ngjarje ku ftohet.

“Kosova do të marrë pjesë dhe unë me delegacion do të marrim pjesë në çdo konferencë ku është e ftuar Kosova. Liderët atu janë të ftuar prej presidentit francez, Macron dhe deri tëk liderët e tjerë”, ka thënë ai. /ZËRI