Hoxhaj: BE e ka kushtëzuar Serbinë për Kosovën

Aktuale October 23, 2018 - 22:56
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se duhet të shfrytëzohet kushtëzimi që BE i ka bërë Serbisë për ta pranuar në gjirin e saj.

“BE e ka kështëzuar Serbinë për normalizimin e raporteve me Kosovën. BE-ja ia ka bërë të ditur Serbisë që rruga e saj për në Evropë kalon nëpër Prishtinë. Duhet të shfrytëzohet kjo situatë”, ka thënë Hoxhaj për RTK, duke shtuar se me Serbinë duhet të arrihet marrëveshje.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se spektri politik i Kosovës duhet të jetë unik sa i përket dialogut me Serbinë.

“Disa prej kolegëve tanë po merren me romantizëm ditor”, ka thënë ai.