Deputeti i LDK-së paralajmëron koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

Aktuale October 23, 2018 - 21:50
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka folur për përçarjen e opozitës dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka qenë i ashpër në kritikat kundër Qeverisë dhe ka mbrojtur ndaj analistëve rolin e LDK-së në mbajtjen e PDK-së dhe Thaçit në pushtet.

Avdyli ka paralajmëruar një koalicion parazgjedhor të LDK-së me Vetëvendosjes në mënyrë që t’i pamundësohej PDK-së të dilte e para me AAK-në dhe Nisma-n apo ndonjë parti tjetër.

Ai ka thënë se PDK-ja ka dëshmuar se kur i rrezikohet pushteti para zgjedhjeve vazhdimisht bën manovra politike – e të cilat do të pamundësoheshin nga një koalicion i tillë që do ta vendoste Opozitën të parën. /Periskopi