Pacolli: Kjo është arsyeja pse Reshitaj u dorëhoq nga partia

Aktuale October 23, 2018 - 20:52
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga AKR-ja gjatë ditës së djeshme, raporton zeri.info.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Reshitaj, e cila në një bisedë për “Zëri.info” ka thënë se aktualisht nuk është pjesë e asnjë partie.

I kontaktuar nga “Zëri.info”, sekretari i AKR-së, Rrahim Pacoli ka thënë se Reshitaj është dorëhequr për arsye personale.

"Reshitaj ka dhënë dorëheqje për motive personale me sa e di unë. Për diçka tjetër nuk kam informata", ka thënë Pacolli. 

Ndryshe, Reshitaj nga pozita e ministres ishte dorëhequr rreth dy muaj më parë, ndërsa ka bërë të ditur se angazhimi e saj politik do ta vazhdojë si këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj. ZERI