Stefanoviç: Nuk do ta lejojmë që të politizohet INTERPOLI

Aktuale October 23, 2018 - 20:20
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka thënë sot se pret që Kosova nuk do të pranohet në Interpol edhe këtë vit.

“Do të kujtoja se Interpol në seancën e vitit të kaluar miratoi një rezolutë që përcakton se vendet që kërkojnë pranimin e Interpol duhet të jenë anëtarë të OKB-së ose të kenë statusin e vëzhguesit në OKB dhe një organizatë e shquar dhe profesionale e policisë siç është Interpoli që ka shkelur rezolutën e vet nuk pres që të pranohet Kosova”, ka thënë Stefanoviç.

Stefanoviç ka thënë se shpreson që Shtetet Anëtare të Interpolit nuk do të shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe nuk do të lejojnë politizimin e Interpolit. /Insajderi