Qeveritë Kosovë – Shqipëri ritakohen në Pejë më 26 nëntor
Aktuale
October 23, 2018 - 17:04
Lexo lajmet e fundit nga vendi!
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e ardhshme të përbashkët më 26 nëntor.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ai ka thënë se kjo mbledhje e përbashkët do të mbahet në Pejë.
Limaj ka shtuar se po punojnë bashkërisht për temat dhe marrëveshjet që do të nënshkruhen.