Themelohet Këshilli për Siguri në Trafikun Rrugor

Aktuale October 23, 2018 - 14:50
Lajmet e fundit nga vendi

Qeveria e Kosovës e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit për Siguri në trafikun Rrugor, raporton “Zëri.info”.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë po ashtu është bërë e ditur se janë duke u bërë përgatitjet për mbledhje e ardhshme të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë që do të mbahet më 26 nëntor.

Gjatë kësaj mbledhje, zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, duke folur për takimin e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë, ka thënë se pala kosovare i ka shprehur shqetësimet shtetit shqiptar lidhur me taksën në ‘Rrugën e Kombit'.

Limaj ka thënë se kjo taksë e pengon lëvizjen e lirë të mallrave dhe se shpreson që Shqipëria do të gjejë një zgjidhje. /ZERI