Vetëvendosje: Qeveria Haradinaj, qeveria e skandaleve

Aktuale October 23, 2018 - 14:30
Lajmet e fundit nga vendi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi në një konferencë për media, Qeverinë Haradinaj e konsideroi si Qeveria të skandaleve, raporton “Zeri.info”.

Sipas tij, kjo qeveri ka degraduar edhe ekonominë e vendit.

"Kemi hyrë në muajin e 14 të Qeverisjes Haradinaj. Kanë qenë skandale të njëpasnjëshme në këtë qeveri. Sot kemi zgjedhur të fokusomi në skandale që kanë të bëjnë me implikime buxhetore. Fatkeqësisht në gjitha vendimet Qeveria Haradinaj ka degraduar ekonominë e vendit. Kemi pasur shkelje të marrëveshjes së stabilizim asociimit, dëmtim të një prone publike. Deklarimi i ministrit LLuka se nuk është barrë buxhetore për vendin. Fakti qe qytetarët do të paguajnë faturat e majme e jo shteti. Qeveria nxori dy instrumente buxhetin dhe punësimet e kundërligjshme. Skandaloz është edhe vendimi i Ministrisë së Infrastrukturë për ti paguar 53 milionë euro Bechtel-Enkas. Qeveria Haradinaj në vetëm 400 ditë ka qenë aktive në degradimin e perfomancës në secilën ndërmarrje shtetërore", tha ai.

Ndërsa, Edison Jakurti tha se qeveria faturën për milionat që i ka dhënë Bechtel-Enkës dëshiron të ja faturon qytetarëve.

"Është e vështir të kuptohet se shumica e qytetarëve nuk mund ta paramendojnë të kenë këtë pasuri. Në vend se qeveria të ja falte 53 milionë euro një kompanie private ajo mund të ndërtonte 10 çerdhe, shkolla, qendra familjare. Kjo qeveri vazhdon avazin rreth qasjes së vjetër. Qeveria faturën për 53 milionë euro në vit dëshiron ta paguajnë qytetarët", tha ai.

Ai konsideroi se do të ishte më mirë qe në vend të kishte më shumë inspektor se sa zëvendësministra, pasi që siç tha ai ka pasur raste kur punëtorët kanë vdekur në vendet e tyre të punës./zëri