Burim Ramadani: Kosova dhe Mali i Zi janë dëshmuar të jenë partnerë

Aktuale October 22, 2018 - 21:37
Lexo tjera detaje

Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boškovië, me ç’rast kanë biseduar për partneritetin midis dy vendeve.

Sipas Ramadanit, Kosova dhe Mali i Zi janë dëshmuar të jenë partnerë dhe kanë rrugë të përbashkëta përpara.

“Me ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boškovië. Kosova dhe Mali i Zi janë dëshmuar të jenë partnerë dhe kanë rrugë të përbashkëta përpara. I nderuar të pres ministrin Predrag Boškovië. Një njeri i shkëlqyeshëm. Gjenerata e Ballkanit demokratik. Ballkanit të NATO-s”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij të Facebook-ut.