Këshilltari i Pacollit në listën e personave që u paguan fshehurazi nga Greqia

Aktuale October 22, 2018 - 15:08
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Mediat greke kanë publikuar emrat e mediave dhe figurave të njohura në publikun shqiptar që kishin përfituar shuma të mëdha parash nga Greqia ,  të cilët u shërbenin interesave të ish-ministrit të jashtëm grek, Niko Kotzias, raporton Periskopi.

Në këtë listë skandaloze figuron edhe emri i Mentor Nazarkos, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit.

LEXO EDHE: 30 mijë euro u pagua nga Greqia analisti që tha se 'kosovarët kanë gjak serbi'

Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkaktuar pas kontrollit të kryer. Këto çeqe janë firmosur nga Niko Kotzias tashmë i dorëhequr . Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarë shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur.

Lista me emrat e tjerë që përfituan para:

Qamil Lirza, petagog në universitet ka përfituar gjithsej 63.000 Euro.

Olta Gixhari, aktore 12.000 Euro

Shpëtim Idrizi, kryetar i partisë Kryesore Çame në Shqipëri 340.000 Euro

Dashamir Tahiri, ish deputet i partisë së çamëve ka përfituar 25.000 Euro.

Eni Vasili, gazetare Tv, ka përfituar 20.000 Euro.

Mustafa Nano, gazetar Tv ka përfituar 30.000 Euro.

Artur Zheji, Kosta Braka, Henri Çili, Artan Hoxha , Alfred Çako,  Ardit Gjebrea, Ervin  Salianji, Mentor Nazarko, Noizy, Rudina Magjistari, Erion Veliaj, Anila Basha, Sonila Meço, dhe shumë të tjerë përbëjnë pjesën tjetër të parave prej 1 milion Euro të shpërndara dhe shpërdoruar me urdhër të ish ministrit Kotzias. /Periskopi