Ljajiq: Serbët në Kosovë duhet të ankohen si shqiptarët në vitet ‘90

Aktuale October 22, 2018 - 12:46
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Serbët në Kosovë dhe pakicat e tjera duhet të veprojnë si shqiptarë në vitet e ‘90-ta dhe për të gjitha shkeljet përkatëse të të drejtave të njeriut të raportojnë në institucionet përkatëse ndërkombëtare, ka thënë Zëvendëskryeministri serb Rasim Ljajiq, raporton Vecernje Novosti, transmeton "Zëri.info". 

Ljajiq e tha këtë në lidhje me sulmin e fundit ndaj serbëve në Kosovë dhe shtoi se kjo nuk do ta zgjidhë problemin, por me siguri mund të tërheqë vëmendjen për situatën e tyre të vështirë.

Në qytetin e Istogut, afër Pejës, dje u sulmuan me gurë dy autobusë me besimtarë nga Beogradi, të cilët ishin kthyer nga një vizitë në Kishën e Virgjëreshës.

Ljajiq beson se incidente të tilla nuk kanë të bëjnë fare me ndonjë politikë, por me të drejtat elementare të njeriut dhe sigurinë e njerëzve që janë objekt i një sulmi vetëm për shkak të kombësisë së tyre./Zeri