Thaçi në takim me përfaqësues të FSK-së flet për korrigjim të kufijve

Aktuale October 22, 2018 - 12:06
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti Hashim Thaçi në takimin e sotëm që pati me një ekip të FSK-së tha se korrigjimi i kufijve me shtetin serb do të ndodh pavarësisht kundërshtimeve, raporton "Zeri.info".

LEXO EDHE: Thaçi: FSK-ja është e gatshme për ushtri

"Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse ndodh njohja reciproke dhe njohja nga 5 shteret antare ndërsa për kohen dhe ditën se kur do të ndodhin takimet e radhës vendos Bashkimi Evropian por nuk është fokusi tek vetëm një cështje por tek arritja e një marrëveshje përfundimtare", tha i pari i presidencës.

Ai tutje tha se korrigjimi i kufijve është qëllimi i tij.

"Do ta shtyj përpra çështjen e korrigjimit të kufijve. Korrigjimi i kufijve dhe bashkimi i Luginës së Preshevës do të arrihet pavarësisht qëndrimeve të ndryshme", tha mes tjerash Thaçi./Zeri