Banaliteti i Fisnik Ismailit kalon në nivel të gërditshëm

Aktuale October 21, 2018 - 22:52
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili është përfshirë në një debat banal me një qytetar në një grup në rrjetin social Facebook.

E ka ofenduar një qytetar, pasi paraprakisht i njëjti person e kishte ofenduar atë.

E gjithë përplasja me fjalor vulgar nisi kur një qytetar ofendoi Ismailin në Facebook.

“O Fisnik ismajli puthe nanën tane se pram s’kom mujt me ardh”, i shkroi qytetari, deputetit Ismaili, i cili po ashtu ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë vulgare të të shprehurit.

Ismaili i ka thënë qytetarit që i shkroi se “nënën ta sosin hallki”.

“E di që s’ke mujtë me ardhë, se tu ka dashtë me i nejtë nanës tande gati që ta bana për kryp e kepë parpromë. S’jon krejt si ti me puthë nana, jo. Hallki ti sosin”, i ka thënë deputeti Ismaili, qytetarit.

Mirëpo, Ismaili ka vazhduar ta ofendoi qytetarin edhe pasi ai nuk shkruante më për këtë temë.

“Fol diçka, banu i gjallë, kallxom a të bani nana ma mirë, se s’po më përgjigjet në Viber diçka, e jam ba marak. Çka po thotë babi? A ia lëshoi nana atë rrenën që i ka hypë tensioni diçka, amo s’po don me shku te mjeku se kfillet mas dy ditëve?”, vazhdoi deputeti Ismaili.

Fisnik Ismaili është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate. Ai paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës. /Insajderi

Image 
Image 
Image