Ish-luftëtari i UÇK-së niset për trajtim shëndetësor në Turqi

Aktuale October 21, 2018 - 20:19
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevder Qeriqi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka njoftuar se është nisur për trajtim mjekësor në Turqi, shkruan "Zëri.info". 

Ai ka shkruar se intervenimin e një plage të luftës në Turqi, ia ka mundësuar Organizata për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut “IHH”, dhe Shoqata për Miqësi Kosovë- Turqi.

Njoftimi i plotë i Qeriqit:

Në Aeroportin ADEM JASHARI, rrugës për Turqi, për një intervenim në plagët e luftës.

Këtë operim ma mundësoi Organizata për të drejtat dhe liritë e njeriut “IHH”, dhe Shoqata për miqësi Kosovë- Turqi, të cilët i falenderoj shumë në emrin tim dhe të familjes time, për këtë ndihmë të madhe për shëndetin tim.