Haradinaj e kalon fundjavën në bjeshkët e Vrellës

Aktuale October 21, 2018 - 19:23
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar këtë të diel për të bërë ecje në bjeshkët e Vrellës së Istogut.

“Sot në bjeshkët e Vrellës, te Lugu i Butë pata kënaqësinë të pres kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Bashkë me miq të tjerë, studentë, e pasionues të ecjes kaluam një ditë të bukur vikendi”, ka shkruar në Facebook deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj.

“Kryeministri si zakonisht ishte i mahnitur nga bukuritë natyrore që kemi në Istog dhe do na ndihmojë në disa projekte madhore”.

Dreshaj ka thënë se së shpejti pritet që rrugët për bjeshkët e Istogut të fillojnë të asfaltohen.

“Dhe iu them me bindje se në një të ardhme të afërt Istogu me bukuritë e saj do jetë vendi më atraktiv për turizëm”.

Image 
Image 
Image 
Image 
Image